HomeSociale

“17 milionë dollarë ndihma”, Rama: Kemi punuar me gjithë zemër që t’ju shërbejmë

Kryeministri Edi Rama tha se për paketat ekonomike të prezantuara nga qeveria, janë dhënë 17 milionë dollarë, që siç tha ai, nuk është shumë e vogël.

Rama u shpreh se ka punuar e do punojë me zemër për të ndihmuar shqiptarët.

“Paketa e zgjeruar prek edhe 100 mijë të tjerë në biznesin e vogël. Do merrni të gjithë 400 mijë lekë. Kjo sepse keni punuar, por me orare të cunguara. 66 mijë të tjerë që janë në kompani të mëdha, që i kanë hequr nga puna etj, edhe 10 mijë të tjerë që janë në turizëm do paguhen me 400 mijë lekë. Po japim 17 milionë dollarë, e nuk janë pak. Këtë e bëjmë për t’ju lehtësuar pak frymëmarrjen. Cdo gjë që them, unë e bëj”, tha Rama.

Më tej, ai shpreson që paketat së paku të mund të bëjnë që njerëzit të marrin më tepër frymë.

“Ju që keni humbur vendin e punës dhe punoni në biznese të mëdha, do të merreni nga 400 mijë lekë të vjetra. Unë nuk jam magjistar, por unë jetoj ditë e natë me hallet e juaja. Ata që punojnë në qendra tregtare, të gjithë do të marrin 400 mijë lekë, do i marrin nga paketa e zgjeruar. Ne kemi punuar me gjithë zemër që t’ju shërbejmë juve”, u shpreh Rama.

Ai tha se riatdhesimi i të gjithë shqiptarëve pa limit, do të hidhte dëm të gjithë sakrificën e izolimit, ndërsa më pas do të numëronim të vdekurit e shkaktuar nga koronavirusi.

“Shumë shpejt do të kemi një përgjigje konkrete se kur do të nisë lëvizja nga këtu jashtë. Shumë shpejt. Po punojmë dhe besoj që paketa do të jetë e arsyeshme, dhe duhet të kuptohemi. Të raitdhësohen të gjithë tani pa vënë limit, do të thotë se të bëhemi gaz i botës duke hedhur këtë sakrificë dhe të numërojnë mijëra të vdekur në ditë.”, theksoi kryeministri.

Po ashtu ai tha se të gjithë emigrantët shqiptarë që janë bllokuar në Greqi dhe u ka kaluar afati i qëndrimit, nuk do të penalizohen.

“E kam rithënë disa herë, që për ata që janë bllokuar në Greqi dhe që kanë shkelur afatet, s’do të ketë gjobë. E kemi biseduar me qeverinë greke. Dhe s’kanë vënë gjoba. Deri tani ka mirëkuptim.’, pohoi ai.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME