HomeLajmi i Fundit

17 raste me Omicron në Kosovë nga momenti i zbulimit të variantit të ri

Kosova për herë të parë zbuloi në vend më 26 dhjetor 2021 varianti Omicron ishte i pranishëm. Në këtë datë u konfirmuan 9 rastet e para. Më pas më 31 dhjetor dolën edhe 8 raste të tjera pozitive. Më 27 dhjetor, MSH-ja njoftoi se të gjithë qytetarët që kanë marrë dy dozat e vaksinës para tre muajsh, mund ta marrin dozën përforcuese.

“Shkurtimi i kohës për marrjen e dozës përforcuese është bërë duke u bazuar në hulumtimet e shteteve të ndryshme rreth vaksinimit kundër COVID-19, përkatësisht dozës përforcuese, situatës epidemiologjike në vend dhe rajon, pranisë edhe të variantit Omicorn të SARS COV-2 si dhe nevojës për vaksinim të plotë të popullatës”, tha MSH-ja.

Para se të jepej ky rekomandim, rekomabndimi paraardhës thoshte se pas bërjes së vaksinës së dytë, vaksina e tretë mund të bëhet pas 6 muajsh dhe çdo individ mbi 18 vjeç ishte i ftuar të vaksinohej. Njerëzit që u infektuan me variantin Omicron raportuan një ndjenjë kruarjeje në fyt si simptomë, gjë që bëri që zëri i tyre të ndryshonte ose të ngjiret.

Në ndryshim nga varianti Delta që shoqërohej me dhimbje fyti, varianti Omicron shoqërohet me kruarje. madje mjekët janë shprehur se ka një ngjashmëri të madhe ndërmjet gripit stinor dhe variantit Omicron dhe ndryshimet po kërkohen përmes testeve laboratorike. Po ashtu raportohet se varianti Omicron është më i lehtë se varianti Delta.

Më herët gjatë dhjetorit, Kosova dërgoi mbi 70 mostra pozitive për analizim në një laborator në Gjermani për të parë nëse në to kishte prani të variantit Omicron.

Rikujtojmë se Omicron u shfaq për herë të parë në Afrikën e Jugut në nëntorin e 2021 dhe deri tani ka gjetur përhapje në 90 shtete.


TË NGJASHME