HomeLajmi i Fundit

18 raste me COVID-19 në Turqi/ Koca: Çdo izolim është siguri për të gjithë ne

Edhe Turqia tashmë është një nga vendet e prekura nga koronavirusi.

Numri i rasteve me koronavirus deri më tani është rritur në 18, këtë informacion e ka konfirmuar edhe ministri i Shëndetësisë së Turqisë me një postim në Twitter.

“Deri më tani kemi 18 raste të konfirmuara”

Ai deklaroi se 7 janë nga Evropa ndërsa 3 nga SHBA-të.

“Çdo rast i konfirmuar, çdo izolim është siguri për të gjithë ne”, tha Koca.

M.H/ Gotanews