HomeBotë

18-vjeçarja shqiptare kandidate në zgjedhjet belge

Në zgjedhjet që do të mbahen në tetor të këtij viti në Belgjikë do të kandidojë edhe një shqiptare.Klaudia Hajdari, 18-vjeçe, do të kandidojë për këshillin e komunës Viloorde, Belgjikë, për partinë SP.A, e cila renditet e 14-ta ndër 35 kandidatet e tjera. Klaudia është lindur dhe rritur në Bruksel nga dy prindër shqiptarë dhe është në vitin e fundit të gjimnazit ASO.
18-vjeçarja është angazhuar që herët në organizatat rinore të atjeshme dhe në aktivitete të tjera sociale e kulturore, çka ia ka rritur asaj prestigjin në vendin ku jeton.
Kur ishte 16-vjeçe Klaudia Hajdari u zgjodh ambasadore e organizatës rinore YOUNCA (Youth for Change and Action) për të qenë përfaqësuese e të rinjve belgë në takimet ndërkombëtare/pamfleti.net

TË NGJASHME