HomeLajme

19 vjet nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA! Ngjarja që tronditi botën përkujtohet sot

Sot bëhen plot 19 vjet nga 11 Shtatori 2001 – sulmi i parë në tokën amerikane që nga “Pearl Harbor”: një sulm që erdhi nga qielli si në kuptimin e drejtpërdrejtë edhe atë figurativ.

Gati 3000 persona humbën jetën në sulmet e 11 shtatorit, ku disa terroristë morën peng katër avionë dhe fluturuan duke goditur disa pika të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara.

Dy avionë u përplasën në dy kullat e Qendrës Tregtare Botërore, njëri u përplas në muret e Pentagonit ndërsa një i katërt u përplas në tokë, pas përleshjes heroike të pasagjerëve me terroristët, të cilët rrëzuan avionin. Sipas dëshmive të mëvonshme, ai ishte drejtuar për në Shtëpinë e Bardhë.

Në përvjetorin e 19-të të sulmeve të 11 shtatorit ne sjellim disa pamje të realizuara nga ajo ditë, që ndryshoi përgjithmonë historinë e Amerikës dhe të mbarë globit. 


TË NGJASHME