HomeShowbiz

“2 gisht mjaltë” së shpejti edhe në kinematë e Turqisë

Filmi me protagonistë Ermal Mamaqin dhe Elvana Gjatën, “2 gisht mjaltë”, ka thyer rekorde shikueshmërie në të gjitha kinematë në trevat shqiptare. Në fare pak ditë në kinematë e Shqipërisë u shitën me mijëra bileta, sepse interesimi i publikut ishte i madh. Duket se jehona e filmit ka arritur deri në Turqi, sepse shumë shpejt pritet të transmetohet edhe në kinematë e vendit ku prodhohen serialet me shikueshmërinë më të lartë. Këtë lajm Ermal Mamaqi e ka ndarë me të gjithë ditën e sotme me anë të një postimi në ‘Instagram’. Ai ka publikuar një foto, në të cilën duket se është në një mbledhje me grupin e kinemave turke. “Së shpejti ‘2 gisht mjaltë’ në të gjitha kinematë e Turqisë”, – ka shkruar Ermali.

Pas këtij postimi shumë shqiptarë që jetojnë jashtë trojeve, kanë kërkuar që filmi të transmetohet edhe në vendet e tyre. “2 gisht mjaltë” ka në qendër historinë e një çifti të sapomartuar, që për shkak të ngatërrimit të biletave, përfundojnë duke e kaluar muajin e mjaltit në jugun e Shqipërisë dhe jo në Karaibe, siç e kishin planifikuar. /gotanews.tv


TË NGJASHME