HomeShëndeti

20 mijë hektarë tokë me bimë mjekësore /Jo më kultivim kanabisi në Shqipëri.

20 mijë hektarë tokë në gjithë vendin tonë potencialisht mund të kultivohen me kanabis. Këtë alarm e ka ngritur qeveria shqiptare e cila e pranon se nëse nuk bëhet diçka kjo zonë mund të mbushet me rrënjë kanabis. ‘Independent Balcan News Agency’, IBNA publikon lajmin teksa shkruan se për të parandaluar këtë, qeveria ka bërë plane dhe po merr masat që duhen ndërmarrë për të reduktuar zonat e kultivuara me kanabis.  Këto masa janë përfshirë në Planin e Veprimit kundër Kultivimit dhe Trafikut të Kanabis për periudhën 2017-2020. Sipas qeverisë, ky kërcënim mund të parandalohet vetëm nëse këto zona të tokës u jepen fermerëve për t’u kultivuar, sidomos me barëra mjekësore, të cilat, sipas ekspertëve, zonat janë të përshtatshme për shumëllojshmëri bimës.

“Substancat narkotike janë kultivuar në tokat shtetërore, tokat pa përfitime, tokat që u përkasin fermerëve larg zonave të banuara dhe gjithashtu në pyje dhe kullota. Për të zvogëluar mundësinë e keqpërdorimit të pasurive publike, këto toka duhet t’u jepen banorëve të këtyre zonave rurale të cilat janë nën kërcënim “, tregojnë ekspertët. Ndërkohë, ata  shtojnë se vendet janë ideale për të kultivuar bimë të ndryshme mjekësore, pasi klima është më se e përshtatshme. Ndërkohë që në planin e veprimit thuhet se fermerëve do u jepet një mundësi shtesë për punë të ndershme dhe ti inkurajojë ata për një të ardhme më të mirë dhe të mos e shohin kultivimin e kanabisit si mënyra e vetme për të mbledhur para./Tiranapost.al

 


TË NGJASHME