HomePsikologji

20 shenja që ju tërheqin me tepër te burrat e padisponueshëm

lidhje me burre te martuar

Jeni në një lidhje me një mashkull i cili ka një marrëdhënie tjetër?

Ne po ju paraqesim 20 nga shenjat që ju terheqin më shumë te këta lloj meshkujsh:

1. Marrëdhëniet tuaja kanë pak ose aspak shpresë për angazhim të vërtetë.

2. Nëse ai ka grua, një ish të dashur ose të dashur ose partnere të shumëfishta, aq më tërheqës behet.

3. Shpesh nuk e keni idenë se ku qëndroni, duke shkaktuar konsumim të durimit në përpjekje për ta zbuluar. Nëse nuk ju pëlqen përgjigja, do të përpiqeni të ndryshoni mendim.

4. Ka shumë marrëdhënie të papërfunduara, ndërsa ish-at tuaj shfaqen dhe largohen nga jeta juaj. Ju ndërtoni mure mbrojtëse dhe i shembni ato, vetëm që ata të jenë përsëri të disponueshëm.

5. Ju keni pasur marrdhënie të vështira në fëmijëri ose me familjen dhe miqtë.

6. Ju keni vështirësi për të lene pas marrëdhëniet e kaluara.

7. Shpesh e gjeni veten në one night stand, flirtime, telefonata sexuale dhe marrëveshje si : Friends With Benefits.

8. Ju keni vetëvlerësim të ulët dhe frike nga refuzimi, braktisja, të qënit vetëm, të qenit single dhe mund arrini të besoni se jeni e padëshirueshme.

9. Takimet dhe problemet emocionale te partnerëve ju kanë hequr entuziazmin dhe ju kane bere apatike. Ju jeni cinike dhe përçmuese ndaj atyre që janë ose përpiqen të jenë në një marrëdhënie.

10. Ju keni ndaluar së besuari dhe nuk i besoni asaj që meshkujt thonë, ndjejnë, ose bëjn.

11. Ju keni pak ose aspak kufij dhe nuk dini limitet tuaja të asaj që jeni të gatshëm të pranoni.

12. Ju injoroni sjelljet të cilat janë sinjale paralajmëruese (sinjalet e rrezikshme për marrëdhënien veçanërisht në fillim.

13. Kur ai fillon të tërhiqet dhe të jetë më i ftohtë në marrëdhënie, ju ndjeni se ai bëhet më tërheqës, jo sepse ai është, por sepse ndjeheni të refuzuar

14. Ju i vendosni djemtë në një piedestal, pavarësisht se ata nuk e meritojnë atë sepse nuk besoni aq sa duhet te vetja dhe jeni të gatshme të vizatoni një aureolë rreth tyre, duke krijuar iluzione dhe një ekuilibër jo të shëndetshëm.

15. Ju jeni duke pyetur veten se çfarë ndodhi me djalin qe takuat ose jeni duke vënë bast për një pritshmëri që keni imagjinuar.

16. Ju jeni një dëgjuese energjike sidomos tek fjalët e ndjera dhe nuk jeni e përqendruar tek veprimet.

17. Mund të lejoni lehtësisht fusha të tjera të jetës tuaj, si familja, miqtë dhe puna t`ju rëshkasin, kur një mashkull i ri hyn në jetën tuaj. Ai është fokusi juaj dhe shpesh jeni e varur nga kjo gjë.

18. Ju tregoni ‘historitë tuaja që ju kanë lënduar’ dhe shfaqni pasiguritë tuaja dhe mangësitë e supozuara, duke u përpjekur te shkaktoni empati dhe një lidhje.

19. Ju investoni emocionalisht që në fillim dhe madje kur merrni sinjale jo të mira, do të justifikoni investimin tuaj të vazhdueshëm.

20. Ju jeni një diskutuese e madhe, tepër mendimtare, apo të dyja. Ju jeni aq e angazhuar kur diskutoni, mendoni, sa që nuk e kuptoni se jeni bllokuar në mosveprim.


TË NGJASHME