HomeShowbiz

20 vite pa qarë, Brad Pitt rrëfehet për gabimet e së kaluarës

Aktori i njohur Brad Pitt, në një intervistë të fundit është rrëfyer si asnjëherë më parë për divorcin nga Angeline Jolie dhe varësinë nga alkooli.

Ai pranoi se kishte patur probleme duke e parë alkoolin si ‘shpëtim’ dhe madje bëhej edhe i dhunshëm shpesh herë.

Ylli hollivudian foli gjithashtu për gabimet e së kaluarës dhe se ende mund ta humbasë toruan.

“Unë i heq duart nga timoni … jam njerëzor”, u shpreh ai.

Brad u shpreh se ka 20 vite që nuk qan por kohët e fundit është bërë shumë emocional dhe ka filluar të preket shpesh.

“Kjo është shenjë e mirë”, tha ai ndër të tjera.


TË NGJASHME