HomeShowbiz

20 vite diferencë me bashkëshorten, habit Gjergj Leka: Janë shumë pak

Kantautori i njohur shqiptar Gjergj Leka ka qenë në qendër të mediave rozë për jetë e tij private. Ai është përfolur shpesh për historinë e tij të dashurisë me Eriselën, për shkak se dyshja kanë shumë vite diferencë mes tyre.

Së fundmi Gjergji ka qenë i ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’, ndër të tjera ai foli edhe për lidhjen e tij, teksa u shpreh se 20 vite diferencë mes tij dhe partneren janë shumë pak.

Kemi shumë pak vite diferencë. Edhe më shumë duhet të kishim, 20 vite diferencë kemi. Unë kam ca shokë të mi që i kanë gratë 2-3 vite më të mëdha se vetja, e llahtarshme. Më vinë te bahçja ime dhe qajnë. Gjithë jetën më kanë paragjykuar dhe vazhdojnë. Madje po të mos më paragjykojnë do thosha ça ka që nuk shkon’, tha Gjergji.


TË NGJASHME