HomeSport

20-vjetori i çlirimit të Prishtinës, Xhaka kundër Rashicës në një përballje yjesh

Më datë 15 qershor, Prishtina do të festojë 20-vjetorin e çlirimit dhe përgjatë festimeve të shumta, është një event që ka emocionuar së tepërmi tifozerinë e shumtë.

Granit Xhaka dhe Milot Rashica, dy prej futbollistëve shqiptarë më të mirë të momentit, kanë marrë përsipër organizimin e një ndeshjeje mes yjesh.

Ndeshja do të zhvillohet në 15 qershor dhe ka mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Veç kësaj, Ahmeti u shpreh se do të ketë plot 20 ngjarje të tjera po kaq emocionuese, numri i eventeve përkon edhe me vitet e lirisë së Prishtinës.


TË NGJASHME