HomePolitikë

21 janarit Festë Kombëtare?! Ja propozimi i deputetëve të opozitës

Disa deputetë të opozitës në parlament kanë propozuar që 21 janari të shpallet Festë Kombëtare.

Motivi për këtë kërkesë është se 21 janari shënon ditën e fillimit të punimeve të Kongresit të Lushnjës në vitin 1920.

Kongresi i Lushnjës i zhvilloi punimet nga 21-31 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.

Kërkesa e projektligjit është firmosur nga 22 deputetë. Tashmë do të shihet nëse ky propozim do të miratohet. Kujtojmë se 21 janari është në memorien politike si dita kur në bulevard u vranë 4 protestues gjatë protestës së opozitës në vitin 2011. /Opinion.al


TË NGJASHME