HomePolitikë

21 vjet nga masakra e Reçakut, Bushati mesazh presidentit serb

Ish-Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i sapoemëruar si i dërguar i Posaçëm i Presidencës së OSBE-së, ka përkujtuar sot masakrën e Reçakut në Kosovë të ndodhur para 21 vitesh.

“Sot nderojmë kujtimin e atyre që humbën jetën në masakrën e Reçakut dhe masakrave të tjera të kryera nga forcat serbe në Kosovë. 21 vjet më parë në Reçak u organizua një prej masakrave më mizore që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Europë. Kjo zgjoi ndërgjegjen e komunitetit ndërkombëtar dhe solli ndërhyrjen vendimtare të NATO-s që i dha fund spastrimit etnik dhe katastrofës humanitare në Kosovë”, ka shkruar Bushati në rrjete sociale.

Ndër të tjera Bushati ka përcjellë një mesazh për presidentin serb Aleksandër Vuçiç,

Sipas të njëjtit, historia na mëson se edhe shtete të tjera që kanë përgjakur Europën kanë gjetur forcën për të dënuar krimet e kryera duke u distancuar prej tyre, kanë kërkuar ndjesë publike dhe janë investuar në projektin e paqes dhe ripajtimit.

“Është koha që në Ballkan procesi i ripajtimit dhe bashkëjetesës demokratike e paqësore të ndjek shembuj të tillë. Sepse çdo mohim i krimeve të kryera apo relativizim i së keqes i vë krismën ardhmërisë së përbashkët europiane të popujve të Ballkanit Perëndimor. Kurrë më”, ka përfunduar mesazhin e tij Bushati.


TË NGJASHME