HomeLajmi i Fundit

23 vjeçari i plagosur në atentat, niset me urgjencë drejtë spitalit të Truamës

Personi që shihni në foto është Ardit Uruçi, i plagosuri i atentatit të sotëm në Peqin, i cili është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës, në Tiranë. 

oruci copy

Ardit Uruçi, 23 vjeç ishte në një makinë me viktimën Andi Zylyfi pranë një lokali në fshatin Përparim të Peqinit, kur një automjet në lëvizje ka qëlluar në drejtim të tyre me kallashnikov.

Ka dyshime që kemi të bëjmë me një atentat të mirëorganizuar, ndërsa thuhet se bëhet fjalë për larje hesapesh mes bandash rivale.

Ndaj dy të rinjve janë zbrazur 2 karikatorë kallashnikovi, ndërsa autorët mundën të largoheshin pas ngjarjes. Aktualisht 23-vjeçar Uruçi ndodhet në gjendje të rëndë në reaminacionin e spitalit rajonal të Elbasanit.