HomeLifestyle

24 vjeçarja që vishet e sillet si foshnje. Arsyeja? ‘I shmangem problemeve’

Një vajzë 24-vjeçare ka gjetur një zgjidhje mjaft interesante për t’iu shmangur problemeve të të rriturve.

Heidi vishet si foshnje dhe mban në gojë biberon si e vetmja mënyrë sipas saj për t’i shpëtuar jetës së saj të rritur.

24-vjeçarja punon si shitëse në Oregon gjatë ditës dhe kur shkon në shtëpi kërkon që të harrojë të gjitha problemet duke u sjellë si bebe e rritur.

“Ajo që më tërhoqi në këtë mënyrë jetese ishte sesa të sigurt dhe krenarë ishin të gjithë për veten,”-tha ajo.

Ndërsa e pyetur nga miqtë e saj nëse vepron si fëmijë kur kryen marrëdhënie seksuale, Heidi tha se sillet si e rritur.

“Kur kryej marrëdhënie seksuale jam vetvetja, e rritur,”-shtoi ajo.

Heidi shprehet se i dashuri i saj është në dijeni të sjelljes por e ka pranuar.

“Eric është i dashuri im, më ka pranuar që ditën e parë. Ai nuk e ka problem që i thërras babush dhe biberoni i duket shumë tërheqës.”

Kur sillet si fëmijë Hedii vendos pelenë dhe lyhet me locion për foshnje, si edhe përdor biberon/channel-one.al


TË NGJASHME