Kronikë Lajme Lajmi i Fundit

27 vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri brenda makinës

Një i ri shqiptar është gjetur i vdekur brenda makinës së tij, vdekje e cila dyshohet të ketë ardhur nga një armë zjarri.

Ngjarja që ndodh në rrugën që lidh Ugento me Casarano është ende mister, ndërsa trupi i pajetë i përket 27 vjeçarit Serxhio Veizi.

Ai u gjet në bordin e makinës së tij “Volkswagen Polo”, gri i parkuar përbri rrugës.

Pranë trupit të shtrirë në sediljen e pasagjerit, i mbuluar nga gjaku, ishte edhe arma.

A është një vetëvrasje apo një vrasje? Ende nuk mund të sqarohet për momentin, ndërsa agjentët e policisë së Komisariatit Taurisano, janë duke hetuar për të zbardhur ngjarjen.

Mediat lokale italiane shkruajnë pasditen e sotme se i riu jetonte në Provincën e Barit dhe ende nuk mund të thuhet nëse ai ndërmori aktin ekstrem të vetëvrasjes apo nëse dikush e ka vrarë atë.

Ai ka pasur precedentë penalë në të shkuarën që lidhen me botën e drogës.

Related posts

Gruaja e aktorit të njohur humb fëmijën në muajin e tretë

emanuela

Vidhen 32 milionë dollarë në bursë

Klaudia gotanews

33-vjeçari rrëfen ngjarjen pasi u qëllua nga 20 plumba

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!