HomeKulturë

Pamje të rralla, plazhin e Vlorës e “pushtojnë” delfinët

Udhëtimi në det ka dhe surprizat e tij ku një prej tyre është dhe ndeshja me delfinë. Kjo surprizë i ka ndodhur dhe turistëve që udhëtonin me anijen Julka Unique.

Çifti i delfinëve ka shoqëruar për rreth 20 minuta lundrimin në rrugën e kthimit të anijes . Turistët kanë rendur menjëherë për të fotografuar dhe filmuar momentin e veçantë, i cili është tepër i rrallë.

Afërsia me anijen shumicën e kohës në rreth 1-2 metra bëri që ky spektakël të shijohet nga të gjithë turistët. Kjo për shkak se brenda gjirit të Vlorës prania e delfinëve është shumë e rrallë në krahasim me detin e hapur. Turistët kanë komentuar ndodhinë e veçantë si një prej ndodhive me të bukura të udhëtimit nga Vlora ne Karaburun/balkanweb.com


TË NGJASHME