HomePolitikë

3 deputetë socialistë lënë mandatin, kush do i zëvendësojë

Tre deputetë të Partisë Socialiste kanë dorëzuar mandatin e deputetit. Pjerin Ndreu do të kandidojë për kryetar bashkie në Lezhë, Rakip Suli në Bashkinë e Kamzës dhe ilir Xhakolli në atë të Pogradecit.

Ndërkohë mësohet se Ndreun pritet ta zëvendësojë Adriana Jaku, nga listat e qarkut të Lezhës, Rakip Sulin pritet ta zëvendësojë Eljo Hysko, ndërsa Ilir Xhakollin do e zëvendësojë Ardit Konomi.

Dorezuam doreheqjet nga mandati i deputetit! Mirenjohje e Respekte per nje nga njerezit me te mire qe pata shansin te takoj ne politike. Komoditeti qe te jep Gramoz Ruci eshte mbeshtetje dhe inkurajim per te gjithe deputetet. Do na mungoje pjekuria, urtesia, drejtesia dhe korrektesa e tij model!”, ka shkruar Ndreu në facebook.





TË NGJASHME