HomeSport

3 ditë zie në Argjentinë/ Shpërthime në lot të njerëzve gjatë shfaqjes së arkivolit të Maradonës (FOTO)

Ditën e djeshme humbi jetën ikona e futbollit botëror me origjinë nga Argjentina, Diego Maradona. Vendi shpalli ditë zie për humbjen e legjendës në moshën 60-vjeçare, ndërsa trupi i pajetë mbërriti në pallatin presidencial në Buenos Aires “Argjentinë”, ku u realizua një ceremoni mortore për nder të figurës së tij.

Arkivoli i Maradonës u dërgua me ambulancë drejt pallatit presidencial, ku u prit nga shumë njerëz dhe tifozë. Tifozët u shfaqën shumë të prekur dhe qanin nga dëshpërimi. Arkivoli i Maradonës do të qëndrojë tre dit të zisë, në pallat.

Ikona argjentinase u shua nga jeta të mërkurën në shtëpinë e tij në Tigre, afër Buenos Airesit, pas një ataku në zemër.

Humbja e tij e papritur dhe e parakohshme , ka prekur gjithë argjentinasit dhe jo vetëm. Ai ishte një figurë legjendare për mbarë botën.

Maradona pati një karrierë të gjatë në futboll, si dhe u bë i njour për golin e realizuar ndaj Britanisë, një gol i realizuar me dorë, i cili u quajt “Dora e Zotit”. Ai gjatë karrierës si futbollist ka luajtur për klube, si Barcelona dhe Napoli, si dhe ishte kapiten i Argjentinës, duke i dhënë në fitimin e Kupës së Botës në vitin 1986.


TË NGJASHME