HomeModa

3 trendet më “in” të sezonit, janë thjesht wow

Yuhuuu, jemi zyrtarisht në stinën e dimrit!

Megjithatë, temperaturat e ulëta, koha e zymtë e reshjet e shiut nuk duhet të ndikojnë për t’u dukur bukur.

Gjithmonë ka një arsye për t’i dhënë jetë gardërobës suaj dhe bëni mirë që para se të investoni në diçka, të ndiqni këshillat që vajzat e njohura japin për ndjekësit.

Ndërsa në rubrikën e kësaj jave do të sjellim këshillat e Kiara Titos, vajzës plot stil që po tërheq gjithmonë edhe më shumë vëmendje.

Kiara është frymëzuar nga pasarelat e modës 3 veshjet dhe aksesorët e saj të preferuar për stinën e vjeshtës dhe bëni mirë t’i merrni në konsideratë.

Neon

Fiksimi pas ngjyrës neon nuk mbaroi me rrobat e banjës që pamë gjatë verës dhe këtë sezon do të bëjë namin. E pamë kudo në pasarelat e modës dhe sigurisht tani do të përhapet në masë. Nuk ka rëndësi nëse zgjidhni pallto, pantallona apo fustan në këtë ngjyrë, mjafton ta bëni pjesë të gardërobës.

Printet e gjarprit në këpucë

Printi i gjarprit po zë gjithnjë e më shumë vend në stilin dhe tendencat në mbarë botën. Nuk ka nevojë të jesh blogere për ta dalluar se ky trend po kthehet ne mani dhe po shihet kudo! Ky trend po zë shumë vend tek çizmet dhe ana pozitive është që mund të kombinohet lehtë me çdo gjë.

Vitet 80?, xixa dhe veshje me shpatulla voluminoze

Këtë vjeshtë keni mundësinë të merrni nga gardëroba e mamit, xhaketat apo bluzat me shpatulla të fryra. Ka ardhur koha që çdo gjë e vjetër të kthehet në të re. Ky trend do të ishte super për një rast të veçantë dhe do ju bëjë të bini në sy.


TË NGJASHME