HomeSport

3 yjet që pritet të largohen nga Man.United!

Humbja turpëruese ndaj Evertonit, mund ti kushtojë shumë disa prej yjeve të Manchester United. E ardhmja e David De Gea, Paul Pogba dhe Romelu Lukaku, është vënë në pikëpyetje dhe asgjë nuk është më e sigurtë. Sipas të përditshmes britanike “Daily Mali’, nëse ekipi dështon të sigurojë një vend në Champions vitin tjetër, atëherë të tre këta lojtarë mund të largohen.

Ecuria negative e ekipit të Solskjaer, duke humbur 3 nga 5 ndeshjet e fundit në kampionat, ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e tyre në Champions. Portieri De Gea, është çështja e parë që kërkon zgjidhje.

Ecuria negative e ekipit të Solskjaer, duke humbur 3 nga 5 ndeshjet e fundit në kampionat, ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e tyre në Champions. Portieri De Gea, është çështja e parë që kërkon zgjidhje.

Portieri spanjoll, nuk ka rinovuar akoma kontratën edhe nëse nuk arrihet një marrëveshje, ai mund të largohet me parametra zero në merkaton e verës. Çështje tjetër që kërkon zgjidhje të menjëhershmë, është edhe çështja e francezit Paul Pogba.

Qëndrimi i francezit varet nga kualifikimi në Champions League. Mospjesëmarrja në Champions League, do të thotë largim i Pogba. Ndryshe, është situata për Romelo Lukakun, sepse edhe në rast se kualifikohen në Champions, largimi i tij është i sigurtë.

Këtë të mërkurë, Manchester United do të përballet me Cityn në derbin e qytetit dhe një rezultat negativ, do ta largonte më shumë nga zona Champions. “Djajtë” ndodhen në vendin e 6-të në klasifikim, 3 pikë larg Chelsea i vendit të 4-ët.


TË NGJASHME