HomeLajme

30 euro për sèks në makinë/ Prostítuta shqiptare në Itali: Kam bërë vaksinën, klientët…

Trotuari i Corso Appio Claudio dhe ai i Via delle Primule janë ndër vendet e pakta në Torino ku mund të tundoheni nga thirrjet e prostítutave edhe gjatë ditës. Në mes të drekës ju mund të gjeni nga 10 të tilla në dy anët e rrugës. Por risi nga e kaluara, është se ato tani janë të vaksinuara, ose të paktën kështu thonë.

Një prej prostítutave është nga Shqipëria dhe thotë se pseudonimin e ka “zonja”. “Jam e vaksinuar, mora dozën e parë të vaksinës Moderna, për 20 ditë kam të dytën”- shprehet ajo për mediat italiane. Ajo shton gjithashtu se s’ka frikë nga vaksina dhe se bën tamponin çdo javë. “Unë gjithashtu bëj tamponin një herë në javë, kështu që klientët të jenë të qetë”-shprehet ajo. Po ashtu një prostítutë tjetër nga Europa Lindore shprehet se ka “green-pass”. “Nëse klientët kanë dyshime, ua dërgoj në Whatsapp. Por deri tani askush s’më ka pyetur lidhur me këtë, por jam e vaksinuar”- thekson ajo.

Tani në botën e sèksit ka mesazhe që deri para dy viteve dukeshin të paimagjinueshme. Imagjinoni klientin që i kërkon pasaportën e vaksinimit një prostítute, kjo është e para tashmë, jo çmimi.

Por ka edhe nga ato që kanë refuzuar vaksinimin.
“Vaksina? As në ëndrrat më të këqija nuk e shoh, nuk dua të vdes”, qesh njëra nga punëtoret e sèksit, me flokë të zeza dhe syze.
Edhe pse pandemia është ende mes nesh, bota e sèksit me pagesë nuk ndalon për asnjë moment. Sipas italianes “Cronacaqui”, në shumë zona të Torinos, ky treg dominohet nga vajzat shqiptare, pastaj vijnë ato rumune e moldave.
Banorët e denóncojnë fenomenin prej vitesh, dhe e ngrenë zërin nëpët institucione, sepse në mëngjes shfaqen prezèrvativë në shkurret e kopshteve të tyre.
Çmimet e tyre nuk kanë ndryshuar pavarësisht Covid-19, ato variojnë: 50 euro në shtëpi, 30 euro për sèks në makinë./ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME