HomePolitikë

30 Qershori, Balluku: Vendimi i Kolegjit i drejtë

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka komentuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin, si datën e zgjedhjeve vendore. E ftuar në Opinion në News 24, ministrja tha se vendimi i Kolegjit është i pakontestueshëm dhe se zgjedhjet do të zhvillohen të dielën e 30 qershorit, ndërsa shtoi se veprimet e opozitës po nxisin luftë dhe veprime jodemokratike.

Rëndësi kanë vendimet kushtetuese, vendimi i Kolegjit është i pakontestueshëm. Ne ndodhemi në fushatë zgjedhore të dekretuar nga Presidenti Meta. Në këtë rast mund të ishte dhe Gjykata Administrative, por Kolegji mendoj se ka të drejtën të shprehet në raste të tilla. E gjitha anullia e ngritur nga data e dekretit të Metës sot është larguar dhe kemi një vendim të qartë se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor. Interpretimi i këtij vendimi është i pavend nga të gjithë ne.

Zgjedhjet më 30 qershor nuk i vendosi qeveria Rama dhe as PS, janë zgjedhje brenda afateve kushtetuese të dekretuara nga Meta. Se çfarë do bëjë Shehi, nuk është në kuadër të një diskutimi serioz. Kërcënime të tilla janë bërë prej muajsh. Shehi apo kushdo tjetër nuk i ka seriozisht këto bërjet e luftës, duhet të kenë kujdes kur nxisin luftë dhe veprime jodemokratike”, tha Balluku.


TË NGJASHME