HomePolitikë

30 Qershori, kush janë 5 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor që kanë në dorë fatin e zgjedhjeve

Fati i zgjedhjeve vendore do të vendoset sot nga pesë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor që do të gjykojnë vlefshmërinë e aktit të Presidentit Ilir Meta.

Dekreti i Metës që anulon 30 qershorin si datën e zgjedhjeve, ndikoi në thellimin e krizës politike në vend, që shkaktoi edhe përplasjen e fortë me kryeministrin Edi Rama, duke bërë që parlamenti të nisë procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit.

Por dilema nëse zgjedhjet do të mbahen ose jo në 30 qershor, do të marrë fund sot kur trupa e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor e përbërë nga Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj do të marrë vendimin mbi dekretin e Metës.


TË NGJASHME