HomeKulturë

3,000-vite skulpturë/studiuesit fërkojnë sytë

Kjo skulpturë që mendohet se i përket periudhës 3 mijë vjet më parë i ka habitur të gjithë shkencëtarët. Tashmë po njihet si skulptura 5 centimetër-she enigmatike pasi nuk dihet se kujt i përket edhe pse deri tani flitet se i përket një mbreti, në periudhën e lidhur me mbretërit bilblikë. Shkencëtarët thonë se mund të jetë edhe thjeshtë një skulpturë simbolike.

Arkeologët e zbuluan që në vitin 2017, gjatë gërmimeve në një vend të quajtur si vendi i ‘Abel Beth Maacah’, që ndodhet në jug të kufirit të Izraelit me Libanin, pranë qytetit modern të Metula. Arkeologët e shekullit të 19 e identifikuan vendin si fshati  “Al-Qamh”, me të njëjtin emër të  përmendur nga “Libri i Mbretërve të Dhiatës së Vjetër”. Qyteti i lashtë u themelua në lindje të Damaskut, njohur si qyteti fenikas i Tiro-s. Deri tani janë disa supozime si mbreti sirian Ben-Hadad, apo rivalët biblikë të Izraelit.

Sipas arkeologut Maama Yahalom-Mack, ky vend ka shumë rëndësi pasi tregon edhe për politikën e asaj kohë, me shumë gjasa një luftë në Izrael. Arkeologët nxituan të vendosnin skulpturën në Muzeun e Izraelit që publiku ta shohë. Ndërkohë që një raport më i detajuar pritet të dalë në fund të qershorit në revistës Near Eastern  Archaeology!/tiranapost.al


TË NGJASHME