HomeSociale

35 prokurorë dhe OPGJ dhurojnë një pjesë të pagës së tyre

Rreth 35 persona mes të cilëve prokurorë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër por edhe oficerët e policisë gjyqësore pranë prokurorisë kanë vendosur që një pjesë të pagës mujore ta dhurojnë për përballimin e situatës që po kalon edhe Shqipëria nga koronavirusi.

Prokuroria e Shkodrës i është bashkuar thirrjes së Kuvendit të Shqipërisë duke vendosur që shumën e parave të dhuara nga pagat e tyre ta derdhin në llogaritë e institucioneve të qeverisë shqiptare.

Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar një shkresë të gjitha institucioneve që kush ka dëshirë dhe mundësinë të kontribuojnë në këtë situatë.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME