HomeLajme

36 familje rrezikonin ta kalonin Vitin e Ri pa drita, i moshuari u paguan faturat

Një 73 vjeçar i ka hequr një barrë të rëndë mbi supe dhe ua ka bërë fundvitin më të gëzuar disa familjeve fqinje me të, duke u paguar faturat e energjisë elektrike, që ata të kenë mundësi ta kalojnë ngrohtë dhe pa stres Vitin e Ri.

Tashmë pronar i një kompanie që instalon pishina në Florida, i moshuari ka shlyer faturat e 36 familjeve që ishin në rrezik t’u ndërpritej energjia elektrike gjatë sezonit të festave.

Pasi mori faturën e tij, Michael Esmond i lindi ideja të “lumturojë” fqinjët e tij në këtë periudhë festash.

Ai kontaktoi me zyrën ku bëhen pagesat e dritave, në qytetin ku jeton, dhë kërkoi listën e familjeve në zonë të cilët nuk kishin bërë ende pagesat.

Ideja thotë se i erdhi kur kujtoi veten e tij disa vite më parë, kur kaloi një dimër dhe festa “të ftohta” pasi nuk kishte pasur mundësi financiare.

Ndërsa pagoi faturën e gazit dhe ujit në fillim të këtij muaji për shtëpinë e tij, Esmond, lexoi se data e afatit të fundit për të bërë pagesat ishte 26 Dhjetori dhe se energjia do të ndërpritej nëse nuk paguheshin faturat.

_110257113_img_0470

“Kjo më ndodhi mua në vitet 80,” i tha ai BBC Neës, duke treguar se atë kohë kishte pasur probleme financiare dhe madje nuk kishte bërë dot asnjë dhuratë për Krishtlindje.

“E mbyllën gazin gjatë gjithë dimrit,” tha ai, duke shtuar se qëlloi që të ishte një nga dimrat më të ftohtë të regjistruar ndonjëherë në Pensacola.

Joanne Oliver, mbikëqyrësja e faturave të energjisë, i tha WEAR-TV se ajo shpërtheu në lot kur mori vesh se çfarë do të bënte ky i moshuar.

“Që dikush si ai, një i moshuar të vijë dhe të bëjë një gjest të shkëlqyeshëm. Kjo më preku në zemër”, tha ajo.

Në total, Esmond pagoi 4,600 dollarë për të ndihmuar 36 familje në komunitetin e tij prej 6.000 banorë./Panorama.al


TË NGJASHME