HomeLajme

37-vjeçari tenton të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë

Tenton të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë në Peqin shtetasi Gëzim Toma. Ky i fundit akuzohet për vrasje me dashje, vjedhje me dhunë dhe arratisje nga burgu i Drenovës në vitin 2013.

Toma, i dënuar me 20 vite burg, është pikasur nga rojet e sigurisë së bugut, në momentin që ka tentuar të largohet.

Kush është Gëzim Toma:

Gëzim Toma është dënuar për vrasjen e Fatos Daxhës, 25 vjeç, në Krastë të Martaneshit. Sipas të dhënave, Toma ka akuzuar fqinjin e tij, Daxha, se i kishte vjedhur drutë e zjarrit që ai kishte sistemuar në oborrin e pallatit. 25-vjeçari Daxha nuk e ka pranuar akuzën dhe i është lutur disa herë fqinjit ta linte të qetë në hallin e tij.

Megjithatë, Gëzim Toma është ngjitur në shtëpinë e tij, duke dalë prej andej me një thikë të madhe në dorë, pasi e kishte vrarë të riun, duke i ngulur disa herë thikën në trup. Për këtë ngjarje, Toma është dënuar me burg, por teksa ka qenë duke vuajtur dënimin në Burgun e Drenovës, ia ka dalë të arratiset, së bashku me 6 të dënuar të tjerë.

Por, vetëm pak ditë pas arratisjes, ai u kap nga policia greke në kufirin shqiptaro-grek, teksa tentonte të hynte në vendin fqinj.


TË NGJASHME