HomeSport

Manchester City bën historinë, “tripletë” trofesh në Angli

Manchester City, këtë sezon dështoi të fitonte Champions League, megjithatë kjo gjë nuk e pengoi skuadrën të hynte në historinë e futbollit anglez. Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola, arriti të fitojë tre trofetë sezonal, Premier League, Kupën e Ligës dhe Kupën e Federatës. Ky është një sukses më vete për ‘The Citizens”, që me këtë ‘tripletë’ trofesh, futen në librin e rekordeve në ishull.

Pep Guardiola gjithashtu vendos një rekord të ri për Man.City, për herë të parë City fiton dy herë radhazi titullin në Premier League. Futbollistët, stafi drejtues dhe Pep Guardiola zhvilluan pasditen e së hënës edhe paradën zyrtare ku pasi shpalosën të tre trofetë dhe përshëndetën tifozët e shumë të pranishëm nga autobusi i hapur.


TË NGJASHME