HomeModa

4 aksesorë që do shkoni t’i blini me vrap!

Për një arsye ose tjetrën, periudhat festive na nxisin dëshirën për të blerë aksesorë. Qoftë kjo për dhurata, apo thjesht për t’i kombinuar me pulovrat e ngrohta  a fustanet e mbrëmjeve. Koha para Krishtlindjeve është perfekte për të blerë bizhu të veçanta, që do t’i rezistojnë kohës!

Një këshillë. Mos u shpërndani shumë në ide. Fokusohuni në disa kategori që jo vetëm janë trend momentalisht, por mbeten në grupin e “klasikëve”.

1. Gurët shumëngjyrësh.

Një palë vathë të tillë s’duhet të mungojnë në kutinë e bizhuterive. Gurët me ngjyra janë detaji që ndryshon gjithë veshjen në ditët festive.

2. Vathë të rrumbullakët

Me siguri iu kanë rënë në sy vajzat që nuk i heqin më nga veshët vathët e rrumbullakët apo jo?! Jo më kot, janë aksesori më In i momentit. Të thjeshtë, lehtësisht të kombinueshëm dhe shumë elegantë.

3. Orë

Një model ore pa kohë është e nevojshme për të gjithë! Prania e orës në dorë, ka fuqinë të ndryshojë tërësisht look-un tuaj.

4. Aksesorët e frymëzuar nga astrologjia

Bazuar në shenjën tuaj, merrni një palë vathë që do t’ju personifikojnë.


TË NGJASHME