HomeSport

4 gola për 45 minuta, Lestër dhe Çelsi ndajnë pikët në mes të spektaklit

Lestër dhe Çelsi kanë barazuar 2-2 në përballjen mes tyre në kuadër të javës së 25 të Premier Ligës, barazim që më shumë i ka buzëqeshur “dhelprave”, të cilët arritën të mbajnë distancën me 8 pikë me blutë e vendit të katërt.

Gjithçka ndodh në pjesën e dytë dhe që në sekondat e para të saj, kur Rudiger shënon në zhvillimet e një këndoreje. Tetë minuta më pas barazimi i vendësve me Barns, që gjen dhe një devjim të lehtë për ta nxjerrë jashtë trajektoreje portierin Kabajero.

Në të 64-ën do të vijë epërsia e Lestërit me Çivëll, i cili shënon në shtyllën e parë pas një topi që u end nëpër zonë dhe e gjeti atë të lirë. Gjithsesi Çelsi nuk dorëzohët dhe në minutën e 71-të do të barazojë. Autor i golit sërish Rudiger dhe sërish me kokë, duke i dhënë topit një parabalë të pakapshme nga Shmajkëll, gol që vulos dhe rezultatin 2-2 në “King Power Stadium”.


TË NGJASHME