HomeLifestyle

4 këshilla praktike se si ta merrni veten pas një ndarjeje

1-Filloni duke sqaruar idetë tuaja për ndjenjat që keni

Çdo marrëdhënie dashurie ka historinë e vet. Ka nga ata që janë larguar dhe pyesin se si të fillojnë përsëri, ata që kanë mbetur dhe e kanë të vështirë të kuptojnë se si të dalin nga tuneli i vuajtjes. Në të gjitha rastet, baza e përbashkët është të pyesni veten se çfarë po ndjeni: Zemërim? Trishtim? Lehtësim? Boshllëk? Pyete veten në lidhje me emocionet që po ndjen për të parë gjithçka më të qartë: është hapi i parë, themelor për tu rikthyer në këmbë.

2-Mos u nxitoni të ndjeheni mirë

Nëse keni investuar një pjesë të vetes në këtë marrëdhënie dhe keni vënë në lojë ndjenjat tuaja, jo vetëm që është e natyrshme që të ndjeheni të mërzitur dhe të brengosur por edhe të keni nevojë që t’i nxirrni këto ndjesi për t’u ndjerë më të lirë. Kështu që jetojini këto ndjesi dhe mos nxitoni. Në procesin e qetësisë, ekziston një kalim i detyrueshëm përmes dhimbjes.

3-Kthejeni rutinën tuaj me kokë poshtë dhe krijoni një të re që është e juaja

Pas mbarimit të një dashurie, jeta e përditshme ndryshon, është e pashmangshme. Ju do ta gjeni veten duke menaxhuar ritme të reja. Nëse rutina juaj duhet të ndryshojë, ju gjithashtu mund ta ndryshoni atë. Filloni përsëri nga aktivitetet që ju pëlqejnë, kërkoni miq të rinj, regjistrohuni në kurse ku mund të krijoni marrëdhënie të reja, të kujdeseni më mirë për trupin tuaj, të blini rroba të reja.

4-Merrni iniciativë

E gjithë kjo lëvizje e “brendshme” përfshin shumë përpjekje por do t’ju bëjë të ri zbuloni një pjesë të re nga ju. Në më pak kohë sesa mendoni, marrëdhënia juaj do të marrë formën e një kujtese dhe një përvoje përmes së cilës do të keni njohur një pjesë themelore të personalitetit tuaj.


TË NGJASHME