HomeLajmi i Fundit

4 kundër 1, goditën 17-vjeçarin, shpallen në kërkim agresorët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, ku katër shtetas kanë goditur me sende të forta një 17-vjeçar.

Policia i ka identifikuar agresorët dhe i ka shpallur në kërkim. Shkak për ngjarjen u bë një konflikt për motive të dobëta, sakaq 17-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën

NJOFTIMI I POLICISË
Dibër

Goditën me sende të forta një 17-vjeçar, identifikohen dhe shpallen në kërkim nga policia 4 shtetas, si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një tjetër.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin,  XH. D., 17 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim policor shtetasit:  R. D., D. D., R. D., A. T., ku pas një konflikti për motive të dobëta, në qytetin e Peshkopisë, kanë goditur me sende të forta shtetasin S. D., 17 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e personave në kërkim dhe vënien para përgjegjësisë ligjore. Vepra penale “Plagosje e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.