HomeModa

4 mënyra si të bëjmë një fustan të vjetër të duket si i ri

Ju me siguri keni një fustan me lule që keni blerë verën e kaluar, por e keni me dyshim nëse do ta vishni apo jo këtë sezon të ri. Truket e reja të stilimit me disa detaje të vogla mund t’ju ndihmojnë për ta kthyer atë në një fustan të ri.

Më poshtë keni të gjitha mënyrat që mund ta bëni këtë:

Këpucë të reja dhe me ngjyrë të fortë: Në këtë mënyrë do të kenë dicka të re për të vënë re dhe jo fustani tuaj të vjetshëm.

Një xhaketë: Blini një xhaketë të re. Një fustan i stilit bohemian do të bëhet shumë më i bukur me një xhaketë meqë dhe këtë vit kostumet dhe xhaketat janë shumë në modë.

Një rrip: Mund të bëjë diferencën duke e kthyer një fustan nga të gjatë në të shkurtër ose duke i ndryshuar dhe modelin nga i gjerë në më klasik.

Atletet: Visheni atë me atlete dhe do t’ju japi pamjen e një stili rruge shumë praktikë por dhe të bukur njëkohësisht. Të gjithë janë mësuar të veshin fustanet me këpucë serioze, ju bëni diferencën me atlete.


TË NGJASHME