Kronikë Lajme Rajon

4 të dënuar arratisen nga një burg në Greqi, mes tyre edhe …

Katër të dënuar u arratisën sot nga një burg në Greqi. Mediet fqinje raportojnë se katër të burgosurit, përkatësisht dy shqiptarë, një egjiptian dhe një maroken, u konstatuan se ishin zhdukur gjatë drekës të kësaj të mërkure. Emrat e të arratisurve ende nuk janë bërë të ditur.

Rrethanat e arratisjes dhe koha e saktë nuk janë zbuluar deri më tani. Hetimet aktualisht janë duke u zhvilluar për të identifikuar dhe i kapur ata. Ky është rasti i dytë në të njëjtin burg që regjistrohet një ngjarje e tillë, pasi më 7 qershor Yiannis Michailidis, u arratis.

Michaelides u dënua me 23 vjet e 9 muaj burg, pas një përleshje me armë me policinë në Pefki, gjatë së cilës u plagosën dy oficerë policie dhe një i ri. Në të njëjtën kohë, ai u akuzua edhe për dy grabitje bankash në Velvento, Kozan.

Related posts

Ambasadori Soreca thirrje partive politike: Uluni në dialog

Klaudia gotanews

Çiftet më të forta jo vetëm e dashurojnë njëri-tjetrin, por…

Mila

Artistët austriakë peticion kundër shembjes së Teatrit

Mila
Na Kontaktoni!