HomePolitikë

48 orë nga arrestimi i Spahiajt, PD-Prokurorisë: Urdhëro lirimin e menjëhershëm

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me arrestimet e bëra pas sulmeve të KZAZ-ve në disa qarqe të vendit. Sipas PD-së, Bardh Spahia dhe dhjetëra qytetarë në mbarë vendin janë të burgosur politik të regjimit autokratik kriminal të Edi Ramës, pa asnjë fakt.

PD gjithashtu ka paralajmëruar prokurorinë të zbatojë ligjin dhe prokuroria të mos i nënshtrohet urdhrit politik të Edi Ramës.

Deklarata e PD:

Bardh Spahia dhe dhjetëra qytetarë në mbarë vendin janë të burgosur politik të regjimit autokratik kriminal të Edi Ramës, që përndjek kundërshtarët politikë dhe dhunon qytetarët.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike për Qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia, prej gati 48 orësh, mbahet i burgosur, pa asnjë fakt që ta implikojë atë në shkelje të ligjit.

Paralajmërojmë prokurorinë të zbatojë ligjin dhe të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të përfaqësuesit të opozitës. Ky është një rast që prokuroria të mos i nënshtrohet urdhrit politik të Edi Ramës. Çdo prokuror apo gjyqtar që, në vend të ligjit, bëhet vegël qorre e regjimit në ikje të Edi Ramës, do të mbajë përgjegjësi personale për shkeljen e ligjit.


TË NGJASHME