HomeUdhëtime

5 arsyet pse Kuba është e veçantë

vizitoni kuben

Kuba njihet si ishulli më i madh i Karaibeve. Ai është vendi ku njerëzit përballen me një kulturë ndryshe pasi ky vend është një përzierje e bukurisë skenikë, miksimit të dinamizmit dhe historisë.

Me poshte kemi sjellë për ju 5 gjërat më të veçanta në Kubë:

1. Shijoni një cigare kubane

Në Kubë është e domosdoshme të pini duhan, një cigare të vërtetë kuban. Puro Kubane mund të blihen kudo në Kubë, por disa nga purot më të mira vijnë menjëherë, të freskëta, nga fermat e duhanit. Ne kemi parë puro kubane që shiten për më pak se 1 dollarë në rrugët e Havana, por .nuk mendojmë se cilësia e tyre është aq e shkëlqyer.

2. Parti në club-in brënda shpellës

Qëndroni vonë në Trinidad dhe shkoni në Disco Ayala pas mesnatës për të shijuar një parti brenda një shpellë të vërtetë. Çdo natë ata kanë shfaqje më valltarët e zjarrit, akrobatët dhe kokteil ekzotikë. Kjo eshtë një nga gjërat më cool  për të bërë në Kubë!

3. Bëni një tur në Havana

Merni me qera një makinë klasike për fotot tuaja kujtim dhe më pas beni një tur në qytetin Havana. Çmimi varion nga 30-35 dollarë për një orë tur në qytetin ikonik. Ju siguroj që nuk do pendoheni,

4. Vizitoni Playa Jibacoa

E vendosur në mes të Havana dhe Varadero, Playa Jibacoa është një plazh i bukur me rërë të bardhë për të cilin jo shumë e dinë. Një alternative e shkëlqyeshme për plazhet e njohura të Kubës, Playa Jibacoa eshte një udhëtim i shkëlqyeshëm ditor dhe një vend super relaksues për të kaluar disa netë.

5. Vizitoni Hotel Nacional në Kuba

Hoteli më ikonik në Kubë është Hotel Nacional në Havana. Hoteli është frekuentuar në fillim të shekullit 20 nga yjet e filmave. Gjatë krizës së raketave Kubane, hoteli u përdor si bazë e operacioneve nga Castro dhe Che Guevar. Edhe nëse nuk qëndroni në Hotelin Nacional, ata kanë një restorant dhe bar të bukur me pamje nga Malecón.


TË NGJASHME