Botë Lajme Lajmi i Fundit Sociale

5 asteroidë kalojnë sot pranë Tokës, NASA: Potencialisht të rrezikshëm

Pesë asteroidë pritet të kalojnë shumë pranë Tokës ditën e sotme. Sipas NASA-s, më i madhi prej tyre do të jetë sa Big Ben, me shpejtësi 85 mijë km/orë.

Më i afërti prej tyre do të jetë 2.5 milionë milje larg Tokës, ndërsa sipas NASA-s, kjo distancë është shumë afër me Tokën dhe konsiderohet potencialisht i rrezikshëm.

Asteroidi është pesë herë më i madh se meteori Chelyabinsk, i cili shpërtheu mbi Rusinë në vitin 2013.

Ndikimi i tij shkatërroi dritaret dhe plagosi më shumë se 1.000 njerëz.

Ekspertët nuk e parashikuan ndikimin, duke ngjallur shqetësimin se Toka mund të befasohet me një incident më shkatërrues në të ardhmen.

Related posts

Zaev nuk përmbahet: Nuk lejoj që disa kriminelë të …

Klaudia gotanews

Real Madrid, Solari konfirmohet në pankinë

Mila

Ushtronin dhunë ndaj prindërve, arrestohen dy të rinj

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!