HomeTeknologji

5 gabime fatale që bëjmë me celularin

Sado që ta doni, celulari është shoqëruesi më i keq i mundshëm. Aq më tepër nëse nuk kujdeseni të ndërveproni me të në mënyrën e duhur. Para së gjithash duhet të dini se në darkë qëndrimi me telefon ju dëmton shumë më tepër se gjatë ditës. Më poshtë, keni të listuara 5 gabimet më të shpeshta që bëjmë me to, të cilat kanë nevojë urgjente për t’u përmirësuar.

1. Fjetja me celular pranë kokës

E keni dëgjuar me qindra herë që valët e telefonit janë të dëmshme dhe ashtu janë vërtet. Ekspozimi me orë të tëra e bën edhe më serioze situatën. Kur shtriheni për të fjetur, mbajeni larg vetes dhe mundësisht aktivizoni “airplane mode”.

2. Ekspozimi ndaj dritës blu 

Nëse jeni gjatë në kontakt me dritën që lëshon ekrani i telefonit, mos prisni të bëni gjumë të mirë. Drita e fortë shkakton dhimbje koke, sysh dhe probleme me shikimin. Uleni rezolucionin në minimum ose akoma më mirë, hiqeni fare nga dora dhe flini.

3. Përdorimi i telefonit kur s’ka sinjal

Kur shihni që telefoni juaj s’ka sinjal, përpiquni të mos e përdorni sepse telefoni ka gjasa të nxehet më shpejt dhe energjia që çliron rrezikon shëndetin tuaj. 

4. Kontakti me lëkurën

Ka shumë studime që në fokus kanë vënë lidhjen që ekziston me celularit dhe kancerit, specifikisht përmes kontaktit me lëkurën. Lëkura e njeriut e absorbon shpejt të nxehtin që vjen nga telefoni dhe sa herë e mbani në kontakt me të, rrezet e dëmshme përthithen prej saj. Gjatë kohës që nuk jeni duke e përdorur, përpiquni ta mbani larg.

5. Qëndrimi

Njerëzit e epokës së smartphone-ve janë shumë më të prirur për të vuajtur nga problemet me shpinën apo shtyllën kurrizore, për shkak të pozicionit të gabuar që mbajmë kur qëndrojmë në celular.

Me kalimin e kohës, pesha që do të ndjeni në qafë do të jetë 5 herë më shumë nga sa është realisht pesha e kokës. Kjo shkakton dhimbje qafe dhe probleme të posturën. Mbajeni telefonin në të njëjtin nivel me sytë dhe qafën sa më drejt të jetë e mundur.


TË NGJASHME