HomeLifestyle

5 gjërat që burrat kanë nevojë në një marrëdhënie

1-Forca, mbështetja dhe prezenca.

Shpesh burrat nuk pëlqejnë që të flasin për problemet e tyre. Ata nuk pëlqejnë t’i shprehin situatat e vështira në jetë, sidomos kur zhgënjehen. Kur gjerat dalin jashtë kontrollit të tyre ata mundohen t’iu japin zgjidhje edhe nëse nuk i arrijnë ata nuk e tregojnë atë që ndiejnë.

2-Shumë meshkuj ndjehen në të vërtetë shumë të pasigurt në lidhje me ndjenjat e partnerit të tyre për veprimet dhe stilin e jetës së tyre, duke gjykuar vazhdimisht veten e tyre. Meshkujt duan ta shohin partneren e tyre të lumtur dhe normalisht që nuk duan ta shikojnë të mërzitur. Ndonjëherë është më e thjeshtë të përqendrohesh te e keqja sesa te e mira, kështu që duhet të fokusoheni te e të dyja.

3-Intimiteti është një pjesë thelbësore e çdo marrëdhënieje.

Meshkujt janë më të fiksuar rreth kontaktit fizik, ndjehen të dashur dhe të vlerësuar në një lidhje. Ata kënaqen me gjërat e vogla si mbajtja e duarve ose thjesht mbështetja, por gjithashtu të tërhequr pas marrëdhënies seksuale.

4-Burrat kanë nevojë për besimin tuaj.

Nëse jeni djegur nga e shkuara, mos e transmetoni mosbesimin te djemtë e tjerë që takoni.

5-Miqësia me partnerin tuaj është themeli për gjithçka.

Mos kini frikë të flisni për ditën tuaj, të tregoni histori, të zbuloni hobi të reja dhe të bëni aktivitete së bashku. Në fund të ditës miqësia e mirë është koha më e bukur e kaluar së bashku.


TË NGJASHME