HomeLifestyle

5 këshilla si të lexoni më shumë libra

Libri mbetet një thesar, lexoni për dije, lexoni për kënaqësi dhe për një mendje të shëndetshme.

1. Mbani një libër gjithmonë me vete.

Në kohën që ju shpenzoni në Instagram kur jeni duke pritur ose duke shkuar diku, lexoni një libër, nëse nuk ju pëlqen letra, atëherë shkarkojeni në telefonin ose tabletin tuaj. Mjaftojnë disa faqe libri për të hyrë në botën e tij.

2. Bëni një listë, por mos i vendosni numër.

Të kesh një listë të librave që dëshiron të lexosh mund të ndihmojë t’i dëshirosh më shumë dhe t’iu bëhet zakon. Shmangni presionin që duhet të lexoni me patjetër një numër të caktuar librash, pasi kjo mund të çojë në zhgënjim, kështu që lexoni kur të mundeni dhe kënaqeni.

3. Nëse nuk ja dilni dot me leximin, provojeni përsëri me një libër të pasuksesshëm.

Një shprehje është: ‘Ju mund të lexoni një libër të mirë në një kohë të keqe, ose librin e duhur në kohën e gabuar.’ Nëse një libër i caktuar nuk ka arritur të kapë interesin tuaj, mund të kenë qenë faktorët e stilit të jetesës në atë kohë, sesa libri vetë, mbase keni qenë shumë i zënë ose shumë i stresuar. Kjo nuk do të thotë që nuk do të të pëlqejë të lexoni kur të keni më shumë kohë në dispozicion.

4. Mos ndiq gjithmonë turmën.

‘Vetëm sepse një libër është popullor nuk do të thotë se është libri i duhur për të lexuar”. Lexoni gjithçka që ju intereson si një individ. Të gjithë kanë mendime të ndryshme për librat, kështu që mos lejoni që njerëzit e tjerë të ndikojnë te ju.

5. Gjeni kohë për të lexuar, ju e keni këtë mundësi gjithmonë, qoftë edhe kur jeni duke pirë kafen e mëngjesit vetëm.


TË NGJASHME