HomePsikologji

5 mënyra motivimi, për ditët e izolimit

Kohët që po kalojmë, janë padyshim nga më të vështirat dhe më të pasigurtat për çdonjërin prej nesh. Edhe pse është shumë e vështirë edhe në këto kohë nuk duhet ti dorëzohemi stresit dhe pesimizmit. Për këtë arsye, më poshtë do t’ju paraqesim 5 mënyra se si të qëndrojmë të motivuar edhe në këto kohë paigurie:

1-Ushqimi i ngrohtë

Në këto ditë të izoluara, ushqim i mirë dhe i shëndetshëm ndikon pozitivisht në psikologjinë e çdokujt. Ushqimi i ngohtë në këto ditë të ftohta, është zgjidhja perfekte. Përqëndrohuni te ushqimet e shëndetshme me vitamina dhe vlera ushqyese dhe ditët e izolimit do të kalojnë më bukur se më parë.

2-Rutina

Psikologjia i quan “The Hardy”, që janë personat më elastikë dhe nuk lënë asgjë pa bërë nga rutina e zakonshme edhe në kushte të tilla. Është e rëndësishme të mundohemi ti përshtatemi rutinës tonë të përditshme edhe gjatë izolimit. Të vazhdojmë të kryejmë gjithçka si në një ditë të zakonshme.

3-Gjumë i bollshëm dhe ushtrime

Gjumi në këto ditë izolimi është perfekt dhe i bollshëm, megjithatë nuk duhen lënë pas dore edhe ushtrimet fizike. Çdo orë gjumi dhe ushtrim i bërë do të rrisë mirëqenien, përqendrimin, motivimin dhe produktivitetin tonë. Ushtrimet janë fantastike dhe tanimë në internet mund të gjejmë çdo lloj ushtrimi në kushtet e shtëpisë.

4-Perspektiva e duhur

Njerëzit e kanë më të lehtë të mbajnë mend gjërat e këqija sesa të mirat. Shumica e pengesave ndodhin në mendjen tonë. Pra, mbaj një “ditar mirënjohjeje”. Kjo do të ndihmoj të shohësh të mira edhe aty ku të duket sterr. Për shembull në këto ditë ji falenderues që ske asnjë familjar të sëmurë. Që ende ke punën dhe mbi të gjitha që ha shëndetshëm.
Shumë njerëz po vuajnë shumë më shumë nga kjo situatë. Ndaj, shikojeni botën në një perspektivë më pozitive. 

5-Bëni gjithçka që mundni për t’u kënaqur dhe motivuar

Përdorni kohën tuaj më mirë dhe përmirësohuni në gjërat tek të cilat tashmë jeni të mirë, kështu motivoni veten më shumë. Merruni me pasionet tuaja dhe me punën tuaj nëse keni mundësi ta bëni nga shtëpia. Vazhdoni gjithçka si më parë vetëm se për momentin do jeni të izoluar. Jini falenderues që jeni ende i shëndetshëm.


TË NGJASHME