HomeUdhëtime

5 mënyra për të udhëtuar nëpër botë pa pagesë

E kujt nuk i pëlqejn të udhëtoj e të shikoj vënde të reja. Ja disa mënyra si të udhëtoni pa pagesë.

1.Blog udhëtimi!

Blogjet e udhëtimit janë shumë të përhapura në këtë kohë. Pasi të vendosni veten si një bloger profesionist për udhëtime ju do të keni mundësin për udhëtime plotësisht të paguara në mbarë botën. Kjo kërkon shumë punë, por është padyshim një mënyrë shumë e mirë për të kombinuar punën dhe argëtimin.

2.Bëhuni instruktor!

Nëse jeni të aftë në diçka, qoftë ajo yoga, ngjitje në shkëmb, ski apo edhe zhytje janë sporte dhe aktivitete të zakonshme që mund të gjenden në çdo destinacion të njohur turistik në ditët e sotme. Kjo ju mundëson të udhëtoni e të udhëhiqni një grup turistik në vënde të ndryshme.

3.Punë e përkohshme!

Në rast se jeni duke kërkuar për një punë të përkohshme në një vend ekzotik, Zelanda e Re është një destinacion ideal. Pasi ajo është e mbuluar me vendpushime dhe plazhe që kërkojnë të punësojnë sa më shumë persona. Në fakt çdo vend bregdetar është ideal për punë të përkohshme.

4.Puna në bujtina!

Mundësitë e punësimit që ofrohen në bujtina janë mirëmbajtja, pastrimi, recepsionist, administrator, etj. Gjatë punës tuaj ata ju lejojnë të qëndroni atje falas. Edhe gjatë kohës që nuk jeni në punë mund të shijoni ambjentin.

5.Infermier udhëtimi!

Mund të jetë një nga punët më të dobishme pasi ju lejon të përmbaheni në rrugën tuaj të karrierës dhe njëkohësisht ju jep një mundësi për të eksploruar vënde të ndryshme. Përveç se do të fitoni para ju i keni të mbuara ushqim dhe akomodimin.


TË NGJASHME