HomeLifestyle

5 mënyra se si po shkatërrojmë kuzhinat tona pa e kuptuar

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për gatimin, pastrimin ose ruajtjen, çdo detaj i vogël është thelbësor për ta mbajtur vendin në kuzhinë të duket sa më i pastër. Gjithashtu, edhe një kartopecetë mund të shkaktojë dëme.

Në këtë artikull do ju tregojmë për gjërat që mund të keni bërë gabim në kuzhinën tuaj për vite me rradhë. Le të shohim se si mund ta përmirësojmë situatën!

Përdorimi i peshqirëve të letrës për të fshirë çdo sipërfaqe

Rezulton se peshqirët prej letre nuk janë të përshtatshëm për të fshirë çdo sipërfaqe, si për shembull, banakë dhe tavolina kuzhine prej qelqi ose prej druri. Peshqirët e letrës mund të jenë gërryes, kështu që ekziston rreziku që ato të lënë gërvishtje në këto sipërfaqe delikate. Në vend të kësaj, mund të përdorni një leckë të butë që nuk do të dëmtojë asgjë.

Neglizhimi i mënyrës së ruajtjes së thikave tuaja

Një gabim i zakonshëm që shumë prej nesh bëjmë është vendosja e të gjitha thikave së bashku në të njëjtën sirtar. Tehu i tyre nuk mbrohet nga përplasja e vazhdueshme me njëra-tjetrën ndërkohë që sirtari hapet dhe mbyllet pa pushim. Kjo do të çojë në dëmtimin e tyre. Në vend të kësaj, mund të konsideroni ruajtjen e thikave tuaja në një vend vetëm për to ose mbulimin e secilës me diçka që mund të parandalojë dëmtimin e tyre.

Përdorimi i uthullës për të pastruar gjithçka

Ju duhet të shmangni fërkimin e gjërave me uthull, si graniti dhe mermeri, pllaka dyshemeje prej guri, sipërfaqe metali, ose dysheme druri. Ky lëng ka shumë acid dhe do t’i shkatërrojë këto sipërfaqe më shpejt se normalisht. Por është e sigurt të pastrosh mikrovalën, pjatalarësen, frigoriferin, lavamanin dhe rubinetat me të.

Përzierja e produkteve të nxehta në blender

Lëngjet e nxehta ose ushqimet në blender me një kapak të mbyllur mund të jenë të rrezikshëm. Lëngu mund të zgjerohet dhe ngrohtësia e produkteve do të krijojë avull, duke çuar në një presion të madh brenda saj. Në një moment, gjithçka mund të shpërthejë në të gjithë kuzhinën tuaj, duke shkaktuar dëme jo vetëm në kuzhinë, por duke iu djegur edhe ju.

Larja e mishit para gatimit të tij

Kjo ndikon drejtpërdrejt në shëndetin tonë. Dhënia e një larjeje të mirë të mishit tuaj nuk do të vrasë asnjë bakterie që mund të jetë mbi të. Në vend të kësaj, ju do ta lani dhe do të shkaktoni përhapjen e tij diku tjetër. Për shembull, në lavaman, banakë, tavolina, etj. Kjo rrit rrezikun e sëmundjeve. Nxehtësia nga tigani ose furra juaj është mëse e mjaftueshme për të hequr qafe bakteret.


TË NGJASHME