HomeSport

5 miliardë paund, shifrat “e çmendura” të merkatos së verës

Merkato e kësaj vere padyshim ka qenë një nga më të nxehtat e këtyre viteve të fundit. Si e tillë edhe shifrat që kanë qarkulluar për transferimet e yjeve të futbollit, janë të frikshme. Plot 5 miliardë paund është xhiro e kësaj merkatoje vere vetëm në kontinetin europian.

Në një vals të çmendur transferimesh, që përfshin skuadrat më të forta në futboll, Premier Liga që është dhe kampionati më i fortë pati një rënie të lehtë, por gjithsesi kontribuesja kryesore në atë që është kthyer një industri për ligat kontinentale.

Kampionati në vendin ku u shpik futbolli xhiroi 1.41 miliardë paund ndërsa pas krahëve të Anglisë është Spanja. La Liga kontribuoi në transferimet europiane me 1.24 miliardë paund dhe kompleton podiumin e më të pasurve, Serie A italiane me 1.06 miliardë.

Transferimet më të bujshme  në Europë ishin Joao Feliks tek Atletico Madrid dhe Antoine Griezzman te Barcelona. Në Angli, çmimi më i lartë i paguar për një futbollist këtë verë ishte 78 milionë paund, e që i korrespondon kalimit të Harry Maguire nga Leicester City te Manchester United.

Ky është një nivel i paprecedent shpenzimesh në një treg veror lojtarësh që sipas FIFA-s diktohet nga të ardhurat shtesë prej të drejtave televizive, pjesëmarrjes në kompeticionet ndërkombëtare dhe marketingut gjithnjë më tepër në fokus.


TË NGJASHME