HomeLifestyle

5 orët më të shtrenjta në botë

Çdo zotëri i vërtetë e di rëndësinë e një ore luksoze. Disa nga orët që ne do ju tregojmë janë të vetmet e atij lloji dhe zotërohen nga njerëzit më të pasur të botës. Orët janë një simbol statusi dhe të kesh një orë që kushton shumë sigurisht që do të të veçojë nga miliarderët e tjerë.

Pra çfarë i bën këto ora kaq të shtrenjta? Janë 3 faktorë që ndikojnë:

-Pjesët e shtrenjta, siç janë diamantët e rrallë, ari, platini etj.

-Koha që u desh për ta përfunduar orën dhe detajet e orës ose siç quhen ndryshe komplikacionet.

-Sa unike dhe sa vlera ka si orë.

5. Patek Philippe – Henry Graves – Orë xhepi
Çmimi: 24 milion dollarë
Dikur ishte ora e xhepit më e shtrenjtë që bota kishte parë ndonjëherë. E prodhuar në vitin 1933 për bankierin Henry Graves. U deshën 5 vite për ta përfunduar. Kjo është një nga orët më të komplikuara dhe më komplekse në botë me mbi 24 funksione, e bërë me flori 18 karat.

4. Chopard 201 – Carat Watch
Çmimi: 25 milion dollarë
Me 874 diamantë të rrallë, Chopard 201 ishte ora më e shtrenjtë në botë dhe është akoma një nga bizhuteritë më të shtrenjta në market. U shit në vitin 2004 për shumën marramendëse 25 million. Kjo gjë u bë lajmi i parë në çdo publikim që kishte të bënte me gjërat e luksit në atë kohë. Ora ka një fushë shumë të vogël të rrethuar nga diamantë të vendosur në mënyrë të çrregullt.

3. Breguet Grande Complication Marie – Antoinette
Çmimi: 30 milion dollarë
Momentalisht kjo është ora e xhepit më e shtrenjtë në botë. Çfarë e bën këtë orë kaq të kushtueshme? Ajo ishte porositur nga i dashuri i Marie Antoinette, mbretëresha e Francës. Puna për krijimin e orës filloi në vitin 1782 nga Abraham Louis Breguet dhe mbaroi në vitin 1827 nga djali i tij, katër vite pas vdekjes së tij. Rezultati ishte një mrekulli e dizajnit, klas dhe teknologji. Ora përfshinte çdo funksion që ishte i mundur të realizohej në atë kohë.
Marie Antoinette nuk mundi ta shikonte orën pasi u përfundua 34 vite pas ekzekutimit të saj.
Ora u vodh në fund të viteve ’90 dhe u bë e mundur gjetja e saj në vitin 2007. Momentalisht ora mbahet e sigurtë në Mayor Museum në Los Angelos.

2. Graff Diamonds The Fascination
Çmimi: 40 milion dollarë
Kur prodhojnë ora, kompanitë e bizhuterive duan që të vendosin sa më shumë diamante në krijimet e tyre dhe ora Graff është emri më i madh kur vjen puna tek diamantët. Ora ka diamantë të bardhë 152.96 karat me një gurë në qendër 38.13 karatësh, i cili mund të hiqet nga ora dhe shndërrohet në unazë. Sipas Lawrence Graff, themeluesi i Graff Diamonds, ora është dizenjuar që të përdoret në mënyra të ndryshme.

1. Graff Hallucination
Çmimi: 55 milion dollarë
Kjo pra është. Graff Hallucination është ora më e shtrenjtë në botë. Nga t’ja fillojmë. Për herë të parë ora u shfaq për publikun e gjerë para disa vitesh në një event për orët më të rralla në botë. Që nga fillimi ajo supozohej të ishte ora më me vlerë që ishte krijuar ndonjëherë dhe ata ja dolën. Ora përmban diamantë të mëdhenj 110 karatësh me ngjyra të ndryshme të vendosura në një byzylyk platini.
Për t’i bërë gjërat më të thjeshta, kur diamantët nxirren dhe proçesohen, ngjyrat e tyre variojnë nga shkronja D deri tek Z. Diamantët e përdorur për këtë orë kualifikohen si luksozë, që do të thotë se ata dalin nga shkalla e zakonshme e vlerësimit.
Për t’i vendosur gjërat në perspektivë, ora më e shtrenjtë kushton po aq sa një avion privat Gulfstream.

TATANI


TË NGJASHME