HomeLajme

5 pyetjet më të zakonshme që bëjnë studentët kur duan të studiojnë jashtë vendit

Të studiosh jashtë vendit është një nga përvojat më transformuese në jetë dhe një investim i përkryer. Nga eksperienca disa vjeçare e studentëve shqiptarë kemi veçuar 5 nga pyetjet më të shpeshta që ata bëjnë.

1. Në cilin shtet duhet të studioj?

Hapi i parë është renditja e preferencave tuaja. Dule renditur preferencat dhe pikat tuaja të forta, përshkruani programin që dëshironi të studioni. Identifikoni programin duke renditur interesat dhe pikat tuaja të forta. Pyesni gjerësisht mbi modulet, programin dhe kohëzgjatjen. Dhe sigurohuni që të jeni të mirëinformuar mbi perspektivat e punësimit dhe përfitimet afatgjata gjithashtu.

2. Kërkesat e pranimit!

Kërkesat e pranimit ndryshojnë midis vendeve dhe madje edhe universiteteve. Nëse po aplikoni për një program bachelor apo master, duhet të vërtetoni se keni përfunduar arsimin tuaj të mesëm dhe keni notat e kërkuara siç tregohet nga universiteti. Nëse nuk vini nga një vend anglishtfolës dhe doni të srudioni në një vend anglishtfolës, do t’ju duhet të merrni disa teste të aftësive të gjuhës angleze si IELTS ose TOELF dhe të merrni notat e kërkuara. Vende të tilla si: Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Kanada, Australia dhe Gjermania kërkojnë prova që keni mjaft fonde për të paguar për programin që dëshironi të studioni. Kjo mund të jetë deklarata juaj bankare ose kopje e deklaratave tuaja të tatimit mbi të ardhurat. Ju duhet të keni rezultatet e kërkuara në provimet tuaja IELTS për të marrë një vizë studentore për të studiuar në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Kanada, Australia ose Gjermani.

3. Si mund të zgjedh universitetin e duhur?

Jeni me fat nëse jeni të qartë për atë që dëshironi të studioni sepse programet e njohura ofrohen në shumicën e universiteteve në të gjithë botën dhe ju mund të bëni një zgjedhje bazuar në kursin dhe programin mësimor. Ju mund të filtroni më tej zgjedhjen tuaj duke marrë parasysh renditjen ndërkombëtare ose renditjen e universitetit. Por nëse nuk jeni të sigurt për atë që dëshironi të studoni, merrni parasysh të zgjidhni lëndët bazuar në kriteret e mëposhtme:

a) Lëndët që ju pëlqen të mësoni;

b) Aftësitë që dëshironi të fitoni gjatë kursit.

Panairet universitare mund të jenë një vend i shkëlqyeshëm për të marrë më shumë informacion në lidhje me universitetet ose vendet në të cilat keni veçuar. Kjo do t’ju japë një shans për të folur me përfaqësuesit e universitetit dhe për të marrë informacion të dorës së parë.

4. Si mund të përfitoj një bursë?

Pyesni konsulentin tuaj mbi opsionet e financimit të ofruara nga organizata të jashtme në lidhje me fushën tuaj të studimit. Faktorë të tjerë që janë analizuar për dhënien e një burse përfshijnë – historinë akademike të kandidatit, sfondin financiar dhe të dhënat e aktivitetit jashtë kurrikulës dhe sigurojnë që ju të përmbushni kriteret për t’u kualifikuar për një bursë. Mund të përpiqeni të merrni një bursë nga universiteti pse kolegji për të mbuluar një pjesë të tarifave tuaja të progrsmit. Marrja e një burse varet nga disa faktorë: të dhënat tuaja akademike, performanca në testin e hyrjes ose sfondi financiar.

5. Kur duhet të filloj planifikimin nëse dua të studioj jashtë vendit?

Është më mirë të filloni sa më shpejt që të jetë e mundur. Bëni kërkimin tuaj për të gjetur universitete dhe kurse që përputhen me qëllimet dhe aspiratat tuaja akademike. Kur zgjidhni universitete ose programe, duhet të ndiqni kritere të tilla si vendndodhja, kohëzgjatja e kursit, shpenzimet e shkollimit, kostot e akomodimit etj. Filloni të planifikoni të paktën një vit më parë për të hyrë në universitetin që keni zgjedhur.


TË NGJASHME