HomeSociale

5 shenja që tregojnë se miqtë tuaj ndikojnë negativisht në jetën tuaj

  1. Ata na bëjnë të ndihemi të pasigurt
    Ështe bukur kur një shok/shoqe të thotë që, për shembull të ka rrëshkitur pak rimeli, ose ke dicka në dhëmbë ose që njërën vetull e kemi bërë më të trashë se tjetrën etj.Por kur këto gjëra kthehen në kritika, atëherë ka dicka që nuk shkon.
    Pikërisht në këte moment , bëj një hap prapa dhe shikoje mirë situatën, nëse e tha në mënyrë konstuktive apo në formë kriticizmi.Nëse nga analizimi i bërë të del dicka negative, bën mirë të flasësh hapur dhe ti bësh të ditur se si u ndjeve nga komenti që ai të bëri.Ndonjëherë nuk iu kushtojmë shumë rëndësi komenteve të të tjerëve, por për sa kohë vihesh në dyshim, nuk ka më vend për neglizhencë.Nëse ata nuk janë të gatshëm tju degjojnë se cfarë ju bën ju të ndiheni mirë, atëherë thjesht nuk ja vlen.

2. Të ndiheni nën presion për të bërë gjëra që nuk doni ti bëni
Në rregull, ka shumë raste që kur njëri shok do të bëje dicka, të shohë një film, të dalë diku, apo të luani ndonjë lojë dhe ti nuk do, atëherë më duhet të them që ke probleme me veten jo me shokun…por në fakt me këtë doja të dilja në pjesën që në shoqëri nuk ka obligime, ose të paktën situatat nuk duhen bërë si të tilla.Në këto raste futet në rol ajo që quhet”tolerancë dhe mirëkuptim”.

3. Kur shoqëria të kthehet në “rutinë”
Nuk është fare bukur kur ti jep më shumë në shoqeri sesa mer.Kur ti kujdesesh për ta, toleron, mirekupton, mundohesh ti marësh gjërat më lehtë…por pastaj vjen një pikë dhe atyre u duket sikur ti e ke për detyrë ta bësh atë që bën.Nuk dua të them që duhet të ketë reciprocitet, por kur ti nuk e mer mbrapsh gjithë kohën dhe energjinë që ke investuar tek ajo mardhënie, kjo nuk është shenjë e mirë.
Nëse keni arritur në këtë pikë atëherë gjërat duhet të ndryshojnë. Ju duhet të flisni me të hapur fare. Transparenca është gjithmonë element thelbësor në cdo lloj mardhënie.

4. Ndihesh si “mbi gjemba”kur je me ta
Shokët kurrë nuk duhet ti japin pikë njëri-tjetrit.A të ka ndodhur ndonjëherë që shoku yt toksik të të ndalojë të flisni me dikë tjetër thjesht dhe vetem sepse ata nuk e pelqejnë atë?A të ka ndaluar që të bësh një lloj sporti që ty të pëlqen , vetem që të shpenzosh kohë me ata?Ështe e drejtë të sakrifikosh për shoqerinë, por jo të heqësh dorë nga gjërat që ty të pëlqejnë

5. Ata bëhen xhelozë
Është shumë mirë kur shokët tuaj të bëjnë një festë surprizë kur ti ke arritur dicka ose thjesht sepse dicka e bukur të ka ndodhur, por bëhet e tepert kur ata bëhen aktivë pak më shumë sec duhet në keto lloj gjërash.Xhelozia vjen valë valë, kështu që bëni mirë ta analizoni situatën përpara se ti nxirni nga jeta juaj.
Kjo gjë përgjithësisht ndodh kur njëri nga shokët është duke shkuar drejt suksesit dhe është duke arritur shumë gjëra në jetë, ndërkohë që tjetri nuk është duke përjetuar të njëjtën gjë për 1000 arsye të ndryshme.Shokët e vërtetë duhet të jenë aty për të të suportuar ty dhe e anasjellta.Kjo është një situatë shumë delikate për tu zgjidhur, por komunikimi i mirë është celësi i gjërave.Nëse ai është një shokë i mirë ai do të punojë për ta mbajtur shoqerinë.Nëse jo, është mirë që të vendosësh veten në vend të parë dhe të shikosh përpara.
Nëse shoku yt refuzon të ndryshojë edhe pasi ti ke folur me atë për gjërat që mund të ndikojnë keq në shoqerinë tuaj, është mirë që të dalësh nga ajo lloj mardhënie.Fundja askush nuk do një shokë toksik që i bën ata të heqin dorë nga gjërat që ne pëlqejmë më së shumti,dhe për të jetuar më të mirën e jetës tonë.

M.D/ GotaNews


TË NGJASHME