HomeLajme

5 stereotipet që janë 100% të gabuara për të lindurit në shenjën e Luanit

Mund të duken arrogantë, kryeneçë dhe egoistë, por nëse do i njihnit vërtetë do të kuptonit që njerëzit e lindur nën shenjën e Luanit janë zemërgjerë, besnikë, të sinqertë.

Prandaj Luani është një nga shenjat më të keqkuptuara të zodiakut, falë stereotipeve të mëposhtme që në fakt janë tërësisht të gabuara. Tiparet e mëposhtme nuk duhet t’ia vishni një Luani sepse ai nuk është i tillë.

1. Arrogantë
Është vetëbesimi i lartë i Luanit, ai që i bën njerëzit të mendojnë se ata janë arrogantë. Sjellja e tyre “frikèson” të tjerët , por nuk e bëjnë me qëllim.

2. Mendojnë se janë më të mirë se të tjerët dhe si të tillë duhet të trajtohen
Respekti fitohet dhe nuk imponohet. Luani është i këtij mendimi, ndaj mos mendoni se ai pret të trajtohet si “mbret”. Ai arrin të fitojë respektin tuaj përmes veprave dhe sjelljeve të tij!

3. U duket vetja sikur janë qendra e botës
Jo, Luani nuk do të jetë në qendër të vëmendjes. Ata duan të jenë qendra e vëmendjes vetëm për të dashurit e zemrës, sepse në një dhomë me të panjohur, Luani më shumë do të dëshironte të ishte i padukshëm sesa në qendër të vëmendjes.

4. Egoistë
Luani është një shenjë e vendosur që nuk tërhiqet nga synimet që i vendos vetes, por kjo nuk e bën atë një shenjë egoiste. Njerëzit e lindur nën këtë shenjë kanë prioritete, por nëse lista është e gjatë dhe ju nuk jeni në krye, mos e merrni personale.

5. E bëjnë qimen tra
Thuhet se Luani pëlqen ta shndërrojë në dramë çdo ngjarje, por kjo nuk është e vërtetë. Nuk duan të kenë gjithçka nën kontroll, por nëse e dinë se të tjerët nuk do e bëjnë punën si duhet, ata do tentojnë të marrin përsipër gjithçka. Luani nuk është i fiksuar pas përsosmërisë, por kur dinë ta bëjnë diçka, nuk duan ta lënë në dorë të tjerëve.


TË NGJASHME