HomeModa

5 trende aksesorësh që ju duhen patjetër për pranverën

Teksa moti është ngrohur ndjeshëm, të gjithë kemi filluar të mendojmë se çfarë do t`i shtojmë gardërobës. Sigurisht që aksesorët janë një pjesë e rëndësishme e pamjes që i japin veshjes një tjetër dimension. Aksesorët në gardërobë nuk janë kurrë të tepërt, prandaj mësoni se cilët janë ata që ju duhen këtë sezon. Nga stili minimalist tek ai boho, e sigurt që do ta gjeni veten te këto trende.

1

Detaje natyrale
Detajet natyrale, si ato të kashtës të japin menjëherë ndjesinë e motit të ngrohtë. Një çantë kashte do t`ju hynte shumë në punë, pasi shkon me të gjitha ngjyrat, nga të errëtat e deri tek ato pastel.

2

Sandalet minimaliste
Këto lloj sandalesh janë një prej trendeve që është rikthyer në modë kohët e fundit dhe nëse jeni adhuruese e modës, duhet t`i keni patjetër.

3

Aksesorët transparentë
Çantat transparente janë po ashtu një tjetër rikthim i modës së dikurshme. Madhësinë mund ta zgjidhni sipas dëshirës.

4

Çantat e belit
Këto çanta ishin trendi i vitit të kaluar që edhe këtë vit nuk kanë në plan të largohen nga moda. Mund ta mbani në disa mënyra dhe janë shumë praktike.

5

Punimet artizanale
Punimet artizanale nuk ikin kurrë nga moda, por këtë vit duket se janë më trendy se kurrë. Nga çantat e deri te vathët, punimet e dorës nuk duhet të mungojnë në gardërobën tuaj.


TË NGJASHME